Ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka nisur karrierën si trajnere edhe në nivelin senior.
Pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Majlinda vendosi t’i jap fund karrierës si xhudiste.
Menjëherë nisi punën e trajneres, në shtabin teknik të Driton Kukës. Në fund të vitit të kaluar udhëhoqi njomakët e Ipponit në një garë për fëmijë në Slloveni.
Ndërkohë të shtunën ishte në këndin e Flaka Loxhës, që u paraqit në Grand Slamin e Parisit.
Flaka nisi mirë në kategorinë deri 57 kilogramë, por në kohën shtesë pësoi nga çekja Vera Zemanova.
Majlinda ishte aktive në këndin e trajneres me këshilla të vazhdueshme për Flakën. Por këtë herë nuk mjaftuan.
Në Grand Slamin e Parisit, Kosova po paraqitet me katër xhudistë.