Site icon Telegrafi

Majlinda Kelmendi e nis me fitore Grand Slamin e Dusseldorfit

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi e ka filluar me fitore garën për Grand Slamin e Dusseldorfit, që po mbahet në Gjermani.

Sukseset e sportistëve kosovarë në sportin e xhudos nuk kanë të ndalur dhe ato po vijnë çdo ditë.

Një i tillë ka ardhur edhe sot (e premte) dhe është Majlinda Kelmendi që na bënë krenarë.

Lexo po ashtu Kelmendi i kthehet garave në Grand Slamin e Dusseldorfit

Xhudistja pejane e ka nisur me fitore garën për Grand Slamin e Dussseldordit në Gjermani.

Kampionia Olimpike mundi me Ippon xhudisten gjermane, Theresa Voll.

Në luftën e tretë, Majlinda do të takohet me xhudisten nga Brazili, Eleudis Valentim.

Vlen të theksohet se xhudistja jonë bënë gara në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version