Telegrafi

Majlinda Kelmendi duket bukur dhe elegante në “BKR” (Foto)

Xhudistja e njohur nga Peja, Majlinda Kelmendi ka qenë së fundmi e ftuar në gala mbrëmjen e madhe “ODA”, në Tiranë.

Në mesin e shumë femrave shqiptare të suksesshme, ajo në këtë event u nderua edhe me çmim.

Kelmendi në këtë event u shfaq mjaft elegante dhe tërheqëse, veshur me një fustan të kuq të markës vendore “BKR”.

Në këtë mbrëmje çmimesh, ajo ka qenë e shoqëruar nga trajneri i saj, Driton Kuka.

Ka qenë stilistja e njohur kosovare Blerina Kllokoqi-Rugova, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj fotografinë e Majlindës në Instagram, dhe veshjen që kishte punuar enkas për të.

Fustani i kuq, i gjatë dhe flokët e mbledhura, kësaj radhe sollën një Majlindë tjetër – shumë më të veçantë. /Telegrafi/