Majlinda Kelmendi ka përfunduar sot (e hënë) zyrtarisht karrierën e saj si xhudiste.
Ajo ka qenë e pranishme në një ceremoni të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, derisa ka falënderuar trajnerin Driton Kuka e po ashtu edhe popullin shqiptar për mbështetje.
Krahas fjalimit emocional, ylli nga Peja mori vëmendje edhe me paraqitjen atraktive në një fustan të zi të prerë anash.
Bukuroshja është shfaqur në formë të mahnitshme, teksa u komplimentua në masë të madhe për ‘look’-un.
Duhet theksuar se në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.
Përgjatë karrierës së saj të artë, ajo gjithashtu është shpallur kampione evropiane dhe botërore.
Ajo tani do të jetë trajnere përkrah Kukës. /Telegrafi/