Site icon Telegrafi

Majlinda Kelmendi arrin në finale të Grand Slamit të Dusseldorfit

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka arritur në finalen e madhe të Grand Slamit të Dusseldorfit në Gjermani.

Majlinda Kelmendi ka vazhduar shkëlqimin e saj duke arritur edhe fitoren e katërt radhazi gjatë ditës së sotme (e premte).

Kësaj radhe, xhudistja jonë ka shënuar fitore në gjysmëfinale ndaj italianes Odette Giuffrida.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Majlinda Kelmendit

Fitorja e Majlindës erdhi me shumë lehtësi, duke e mposhtur me ippon dhe duke arritur në finalen e madhe.

Kështu, xhudistja pejane ka siguruar medaljen në këtë Grand Slam në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në ndeshjen e parë Majlinda fitoi ndaj xhudistes gjermane, Theresa Voll, ndërsa në ndeshjen e dytë shënoi fitore ndaj xhudistes nga Brazili, Eleudis Valentim.

Rrugëtimi i Majlindës

Ndeshja e tretë ndaj koreano-jugores Bokyeong Jeong ishte më e vështirë, por edhe këtu Majlinda arriti të shënojë fitore.

Në finale, pejania do të përballet me Sosorbaram Lkhagvasuren nga Mongolia. /Telegrafi/ 

Exit mobile version