Majlinda Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të kampionatit botëror.
Ajo ka mposhtur italianen Giuffrida Odette.
Dueli ishte dinamik dhe tejet i vështirë për Majlindën, por ajo detyroi italianen të gabojë dhe të ndëshkohet me karton të kuq. Kështu, Majlinda edhe e fitoi duelin.
Tash në çerekfinale ajo do të takohet me fituesen e duelit Amandine Buchard – Joana Ramos.
Në finale Majlinda mund të takohet edhe me Distria Krasniqin.
Kosova shumë afër medaljeve në botërorin e Budapestit. /Telegrafi/