Site icon Telegrafi

“Majlinda është lajmi më i mirë që Kosova i çon botës”

Majlinda Kelmendi po ia zbardh fytyrën Kosovës në botë. Kështu ka deklaruar kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli.

Pas fitores së madhe të Majlinda Kelmendit në Rusi, ku u shpall kampione e Evropës, Pacolli tha se Majlinda është “lajmi më i mirë që Kosova i çon botës”.

“Çfarë fitoreje plot simbole e Kosovës në Rusi! Majlinda Kelmendi po na e zbardh faqen në botë. Ajo është lajmi më i mirë që Kosova i çon botës. Dhe kur Majlinda bëhet kampione e Europës në Rusi, atëherë ky lajm ka një forcë simbolike të jashtëzakonshme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Exit mobile version