Site icon Telegrafi

Majlinda e Nora nisin garat ndërkombëtare me Galatasarayn

Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova do t’iu kthehen gara ndërkombëtare të xhudos.

Xhudistes do të garojnë për klubin turk Galatasaray në ligën elitare evropiane të njohur si Golden League.

Xhudistet më të mira kosovare paraqiten rregullisht në vitet e fundit për skuadrën turke.

‘Cim Bom Bom’ në skuadër ka edhe një xhuidiste austriake. Por mbetet të shihet se kush do të garojë për skuadrën turke pasi që në turne mund të marrin pjesë vetëm dy xhudiste prej një ekipi. /Telegrafi/

Exit mobile version