Telegrafi

Majlinda e Nora mësojnë kundërshtaret e para

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë mësuar kundërshtaret e para në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Kampionia Olimpike do të takohet me zviceranen, Fabienne Kocher, të cilën e ka mposhtur një herë këtë vit, ndërsa Nora me Priscilla Gnetto të Francës.

Lufërat e Majlindës dhe Norës do të mund t’i ndiqni LIVE në faqen zyrtare të KOK-ut përmes transmetimit nga RTK. Luftërat e tyre fillojnë pas pak.

Iu urojmë suksese Kelmendit, e cila garon në kategorinë -52 kilogramë dhe Norës në -57 kg. /Telegrafi/