Telegrafi

Majlinda e Nora fitojnë përballjet e para në Grand Prixin e Budapestit

Majlinda Kelmendi

Xhudistet kosovarë sot kanë nisur garat e tyre në Grand Prixin e Budapestit të Hungarisë.

E para që u paraqit në tatami ishte Nora Gjakova, e cila korri fitore në luftën e parë të saj.

Xhudistja pejane arriti të triumfoj kundër rivales ruse Diana Dzhigaros nga Rusia, në luftën e saj të parë.

Nora Gjakova

Edhe Majlinda Kelmendi ka arritur që të fitojë garën e parë në Grand Prix të Budapestit. Kelmendi ka mposhtur meksikanen Luz Olvera.

Majlinda ishte në disavantazh me 1 wazzari e kishe edhe një karton, por ka arritur ta rikthejë lojën duke fituar 2 wazzari rresht që kanë vlerën e një Ipponi.

Ndryshe, Kosova është duke u përfaqësuar me pesë garues, katër në konkurrencën e femrave dhe një te meshkujt. /Telegrafi/