Xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Xhudos i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Majlinda Kelmendin nuk e ka prirë fati në finalen me italianen, Odette Giufrida, në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi.
Kampionia Olimpike lëndoi hundën dhe për shkak të gjakut iu desh të dorëzojë luftën në finale.
Në fakt, lëndimin e kishte pësuar në çerekfinale, por që iu përsërit edhe në finale dhe kjo e detyroi ta dorëzoj garën.
Kështu, Kelmendi u stolis me medaljen e argjendtë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ky është sukses i madh për të, marrë parasysh se u kthye në gara pas 14 muajsh pauze, shkaku i lëndimeve.
Më herët edhe Distria Krasniqi u stolis me medaljen e argjendë në këtë Grand Slam në kategorinë deri në 48 kilogramë. /Telegrafi/