Telegrafi

Majlinda dhe Distria sot paraqiten në kampionat botëror, gati për medalje

Sot garueset e Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo do ta tregojnë vetën në Kampionatin Botëror të xhudos.

Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi janë të gatshme të sjellin medalje në kategorinë 52 kilogram.

Kampionia Olimpike, do ta pres përballjen e çiftit Kwon – Tschopp për ta mësuar kundërshtarin e parë. Ndërsa, Krasniqi pret duelin Soukate – Azizova, për t’u përballur pastaj me fituesen e kësaj gare.

Përballjet e para priten të fillojnë nga ora 10:00 e mëngjesit në Budapest të Hungarisë, për t’i pritur finalët në ora 16:00.