Telegrafi

Majlinda del me letër publike ndaj Majkit: Roanin po e rris me këngët e tua, mos ia prish fëmijërinë

Foto: Instagram

Natën e së martës në rrjetet sociale u ndez një debat virtual mes reperit Majk dhe ish-të dashurës së tij, Majlinda Zeka.

Dyshja që janë prindër të një djali me emrin Roan, kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit lidhur me kujdestarinë ndaj tij.

Ishte i pari Majk që në një replikë me fansen e tij në Instagram tregoi se si nëna e djalit të tij, nuk e lejon që të takohet me të.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar edhe vet Majlinda e cila hodhi akuza ndaj reperit nën pretendimin se ai nuk kujdeset aq sa duhet, dhe se të gjitha shpenzimet familjare i mbulon ajo.

Për fund, Zeka ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të Roanit, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë një letër publike për Majkin, duke treguar gjithçka rreth këtij debati virtual, me shpresën që çdo gjë do të shuhet.

Foto: SC/Majlinda Zeka/Instagram

Tutje, ajo në një replikë drejtuar një prej komentuesve ka shkruar se Roanit kur të rritet do t’i dëgjojë këngët e Majkit, ndërsa ajo vet si nënë do t’i tregojë vetë gjithçka për të arriturat e babait të tij.

Mesa duket, Majlinda ka dashur që gjithçka të përmbyllet këtu me këtë letër publike drejtuar ish-të dashurit të saj. /Telegrafi/

Foto: SC/Majlinda Zeka/Instagram