Majk është njëri nga rep-artistët që komentohet në masë të madhe, e shpesh bëhet pjesë edhe mediave rozë.
Ai përndryshe është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga jeta e tij personale e profesionale.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Majk ka ironizuar me pandeminë coronavirus, duke e cilësuar maskën mbrojtëse si një gjest jo shumë të nevojshëm.
“Ende mendoni se një maskë iu shpëton nga vdekja?”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Ani pse kjo krizë globale ka kufizuar mundësinë e mbajtjes së koncerteve të artistëve, Majk është njëri prej të cilëve nuk është ndalur duke publikuar projekte të ndryshme.
“Serenatë” dhe “Dynja” janë dy nga këngët të cilat i ka realizuar me video tekst, e që morën miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/