Telegrafi

Majko zbulon kundërshtitë e luftës së Rusisë në Ukrainë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko është shprehur sot rreth kundërshtive që sipas tij ka lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Majko ka theksuar se kundërshtia e parë është që Rusia si fuqia nukleare ndihet e rrezikuar nga një shtet si Ukrainë që e ka dorëzuar arsenalin bërthamor.

“Hera e parë që “denazifikimi” kërkohet me agresion ushtarak “Blitzkrieg””, ka shtuar Majko.

Majko gjithashtu thekson se Rusia sulmoi vendndodhjet e impianteve nukleare, dhe në anën tjetër akuzon se në Ukrainë ka laburatore kimike.

Ndërkohë, në ditën e 15-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve. /Telegrafi/