Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko është shprehur sot rreth kundërshtive që sipas tij ka lufta e Rusisë në Ukrainë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Majko ka theksuar se kundërshtia e parë është që Rusia si fuqia nukleare ndihet e rrezikuar nga një shtet si Ukrainë që e ka dorëzuar arsenalin bërthamor.
“Hera e parë që “denazifikimi” kërkohet me agresion ushtarak “Blitzkrieg””, ka shtuar Majko.
Majko gjithashtu thekson se Rusia sulmoi vendndodhjet e impianteve nukleare, dhe në anën tjetër akuzon se në Ukrainë ka laburatore kimike.
Ndërkohë, në ditën e 15-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.
Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve. /Telegrafi/
Kundërshtitë e Luftës së Moskës:
– Fuqia nukleare, ndihet e rrezikuar nga një shtet që i ka dorzuar arsenalin bërthamor
– Hera e parë që “denazifikimi” kërkohet me agresion ushtarak “Blitzkrieg”
– Sulmoi vendodhjet e teceve nukleare, dhe akuzon se në Ukrainë ka laburatore kimike pic.twitter.com/BD75agBfox— Pandeli Majko (@PandeliMajko) March 10, 2022