Site icon Telegrafi

Majk vesh fanellën e Prishtinës, gati për përforcime (Foto)

Sot (e mërkurë) në orën 19:00 zhvillohet ndeshja e basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe KB Pejës.

Të entuziazmuar për këtë ndeshje mesa duket janë të gjithë prishtinasit, madje edhe disa prej fytyrave të njohura publike.

Reperi Majk ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet i veshur me fanellën e ekipit të Sigal Prishtinës.

“Përforcimi ma i ri i Prishtinës, me Prishtinën që kur linda”, shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Si një adhurues i lojës së basketbollit, Majk ka shkuar t’i jap një mbështetje të madhe ekipit të zemrës, gjersa e quan përforcim prezencën e tij në sallën ku do të zhvillohet ndeshja. /Telegrafi/

Exit mobile version