Site icon Telegrafi

Majk me urim emocionues për ditëlindjen e të birit: Ti je gjaku im, çdo gjë në jetë do ta arrij për të bërë ty të lumtur

Foto: Majk/Instagram

Reperi Majk kremton një ditë të veçantë sot (e diel).

Kjo pasi fjali i tij i vogël, Roan, feston dyvjetorin e lindjes dhe me këtë rast, reperi nuk ka hezituar t’i dedikojë disa fjalë të sinqerta prindi atij.

Majk ka publikuar në rrjetin social Instagram një sërë fotografish me të birin, të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Çdo send që do ta arrijë në jetë, kam për ta bërë veç me të pa ty të lumtur, ti je mishi im, ti je gjaku im, ti je krijesa më e bukur… urime ditëlindja e dytë, zemra e babit. Zoti të bekoftë”, ka shkruar reperi në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet edhe nga ana e fansave që Majk ka pranuar për të birin.

Ndërkohë dedikime speciale për ditëlindjen e të voglit ka pasur edhe nga nëna e tij, Majlinda Zeka.

“Sot dy vite ishte dita më e lumtur e jetës sime, Zoti më bekoi me ty Roan. Urime ditëlindjen jeta e mamit, paq fatin dhe lumturinë e botës”, ka shkruar Zeka në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version