Reperi i njohur Majk ka qenë i ftuar gjatë mbrëmjes së sotme (e martë) në emisionin “NIN” në Klan Kosova!
Përgjatë emisionit, reperi i njohur ka folur për karrierën dhe jetën e tij private.
Ndër të tjerash, ai ka folur edhe për lidhjen e të veçantë me të birin, Roan.
Madje, ai nuk përjashtoi edhe mundësinë e dedikimit të një kënge të birit në të ardhmen.
I pyetur për vënien e emrit, Majk tregoi se nuk ka dashur që ai të quhet Roan, madje propozimi i tij ka qenë që djali të mbajë emrin Xhan.
Ai gjithashtu tregoi se është një baba i përkushtuar, dhe mundohet që t’i sigurojë gjithçka që duhet më të shtrenjtit të tij. /Telegrafi/