Reperi i njohur Majk publikoi gjatë të premtes disa imazhe për fansat e tij në InstaStory.
Ndër ta, ai publikoi edhe një shkrim, duke treguar se thyerja e rekordeve në estradë është shndërruar në diçka krejt normale për të.
“Rekorde? E bëj këtë send që pesë vjen non-stop, është bërë rutinë, krejt normale. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Majk në InstaStory.
E për disa ky u pa edhe si një thumb i hapur ndaj reperit tjetër të njohur të estradës, Mozzik, i cili së fundmi gjithashtu publikoi disa fotografi nga koncertet, duke thënë se po thyen rekorde.
“E përditshme është bërë të thyej rekorde”, kishte shkruar Mozzik në një video të publikuar nga koncerti i tij i fundit në Cyrih të Zvicrës.
Nuk dihet nëse statuset e këtyre dy rep-artistëve në lidhje me “rekordet” mund të kenë qenë rastësi, mirëpo fansat kanë lënë hapësirë për dyshime, duke vënë në pikëpyetje faktin nëse ky ishte një thumbim apo jo? /Telegrafi/