Reperi i Babastars, Majk, duket se shumë po shijon suksesin.
Ylli i labelit më të njohur shqiptar të hip hopit po shijon secilin moment të suksesit të tij në skenë.
Ai ka qenë shumë i angazhuar së fundmi me koncerte dhe pati një nga verat më të suksesshme.
Majk ka postuar një foto nga rrjeti social Instagram, ku shfaqet i entuziazmuar nga një koncert.
“Ishte e gjitha një ëndërr”, ka shkruar Majk në postimin e tij në Instagram.
Kujtojmë se Majk ka realizuar suksesin e karrierës pasi nënshkroi kontratën me Getoar Selimin. /Telegrafi/