Reperi i Babastars, Majk, duket se po shijon shumë suksesin e tij.
Reperi në dy vitet e fundit ka krijuar kapital të jashtëzakonshëm falë koncerteve të shumta dhe hiteve që ka prodhuar bashkë me Getoar Selimin.
Dhe Majk shpesh kujton kohën e vjetër kur kishte të dashur, por nuk kishte kushtet materiale sikur sot, shkruan Telegrafi.
Dëshmitar i këtij ndryshimi, Majk nuk e fsheh faktin se më shumë i pëlqen të ketë para e të mos ketë të dashur, se sa e kundërta. Ai këtë e dëshmon në një postim të fundit në Instagram.
Majk kohë më parë është ndarë nga Majlinda Zeka, e cila u raportua të ishte shtatzënë. /Telegrafi/