Site icon Telegrafi

Majk: “Tarantino”, projekti i ri që po më rikthen në hip-hop (Foto)

Reperi i njohur Majk nesër (e mërkurë) do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, me titull “Tarantino”.

Një këngë mjaft e veçantë e punuar edhe me klip, do ta sjellë më ndryshe kësaj radhe reeprin, i cili në një prononcim për telegrafin rrëfeu ekskluzivisht detajet e këngës së re.

“Kam përfunduar punën për këngën time më të re, e cila titullohet “Tarantino”. Është një projekt mjaft i veçantë, pasi kjo këngë po më rikthen në hip-hop”, ka thënë Majk për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, reperi tregoi për tematikën dhe autorët e projektit.

“Kënga është punuar nga Dorand, vergjet e tekstit i kam shkruar vet, ndërsa incizimi është bërë në studion e Cricket Beats. Kënga flet më shumë për prioritet e mia të cilat unë dua t’i vë në pah si reper. Do jetë diçka mjaft interesante, që besoj do mirëpritet nga publiku”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ditë më parë përfunduan edhe xhirimet e klipit, imazhet e disa prej të cilit Majk i ka publikuar për fansat në rrjetet sociale.

“Klipi është në fazën finale të punimit. Për të janë kujdesur produksioni XL Films, ndërsa do të lansohet për publikun nesër (e mërkurë)”, përfundoi Majk.

Telegrafi ka siguruar edhe një fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit “Torantino”, ku edhe pse në prapavijat bardhë e zi, vërehet se si në çdo projekt tjetër të tij, Majk do të veçohet sërish për kah stili. /Telegrafi/

Majk në xhirimet e klipit të ri “Tarantino”
Exit mobile version