Site icon Telegrafi

Majk me stil të ri të flokëve

Majk (Foto:Instagram/majkaveli)

Trendi i ngjyrosjes së flokëve duket se nuk është vetëm te artistet shqiptare, por edhe te meshkujt. Një ndryshim të ri në pamje së fundmi e bëri edhe Majk.

Reperi shqiptar ka publikuar disa imazhe në llogarinë e tij në Instagram, gjersa tregon se i ka bërë flokët e verdha. Ky stil i ri i flokëve është pëlqyer edhe nga fansat e tij, por që ka edhe prej atyre që thonë se e ka kopjuar reperin Fero.

Nuk dihet nëse Majk me këtë pamje do të paraqitet në një nga videoklipet e tij të reja, mirëpo akoma nuk është zbuluar asgjë.

Nga ana tjetër, “Nuk dorëzohna” është projekti i fundit i publikuar nga reperi, për të cilin punoi mjaft shumë. Kjo këngë deri më tani ka grumbulluar mbi shtatë milionë shikime në YouTube.

Ndryshe, Majk është prezent edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version