Site icon Telegrafi

Majk sjell nesër projektin e ri “Katile”, publikon pamje nga klipi (Video)

Reperi i njohur Majk nesër (e enjte) do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Katile”.

Vet reperi javë më parë në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, rrëfeu detajet e kësaj kënge të re verore, e cila shpreson të pritet mirë nga publiku.

Lexo po ashtu Jo më "Fund", por dashuri në këngën e re të Majkit: Reperi rrëfehet ekskluzivisht për projektin e ri (Foto)

Në llogarinë personale në Instagram, Majk ka publikuar edhe trailerin e klipit të tij më të ri, të xhiruar nga Entermedia në disa lokacione mjaft të veçanta në Shqipëri.

Modelet seksi dhe koreografi interesante në këtë klip nuk do të mungojnë, teksa për Telegrafin Majk ka treguar se ky nuk do të jetë projekti i tij i vetëm për verën 2017.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Katile” publikohet nesër në orën 19:00, premierë në Telegrafi, dhe kanain zyrtar të reperit në YouTube.

Mbetet të shihet se sa do të godasë në veshin e publikut projekti i ri i reperit Majk, i cili në karrierën e tij numëron tashmë hite të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version