Reperi i njohur Majk muajin e kaluar është bërë baba për herë të parë.
Ish-e dashura e tij Majlinda Zeka solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Roan.
Ndonëse është shumë i angazhuar në muzikë, Majk po ia arrin që të jetë edhe një baba i shkëlqyer dhe i përkushtuar ndaj djalit.
Këtë gjë e vërtetojnë edhe disa fotografi të hedhura së fundmi në Instagram nga reperi, ku shfaqet mjaft i buzëqeshur teksa mban në krah Roanin.
Këto janë fotografitë e para të tij me të birin në rrjetet sociale. /Telegrafi/