Reperi i njohur Majk është shumë i pëlqyer për moshat e reja!
Kjo për shkak të muzikës moderne, të cilën ai e kultivon me vite të tëra.
Mirëpo, jo më pak mesa duket e ka me dëshirë edhe muzikën e dasmave, veçanërisht tallavanë.
Në një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, Majk shihet duke ndezur atmosferën në një dasmë tek familjarët e tij.
Ai kërcen plot vullnet nën tingujt e muzikës, në një zhanër krejt ndryshe nga ai ç’jemi mësuar ta shohim në skenë. /Telegrafi/