Telegrafi

Majk së shpejti i rikthehet hip hopit me këngën e re “Tarantino” (Video)

Katile nga Majk është hit i madh me dhjetëra miliona klikime...

Pas hiteve të shumta në zhanret dhe stilet e ndryshme, Majk po i kthehet hip-hopit të vërtetë. Kënga e re e Majk do të quhet Tarantino.

Të paktën kështu ka thënë menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti në një postim të tij në Instagram në të cilin ka shpërndarë trailerin e kangës së re të Majk.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe vetë Majk në profilin e tij në Instagram, mirëpo pa dhënë më shumë detaje rreth kangës së re, e cila do të vijë me video-klip të punuar nga XL.

Nga videoklipi, por edhe toni i këngës mund të thuhet se Majk po rikthehet në hip-hop, për të cilin ka shumë talent dhe pritjet janë që kësaj radhe Majk të vijë më ndryshe.

Me tekste të reja të hip-hop, dhe me stil më ndryshe nga ai që e ka pasur në këngët e tij të fundit, të cilat janë shndërruar në hite.

Majk ka shijuar një verë të suksesshme me këngët “Stila” dhe “Katile”, ku ka mbajtur një seri të koncerteve të mëdha në trojet shqiptare.

Ai po ashtu po shijon jetën si baba nga lidhja me Majlinda Zekën, ku shpesh shihet me djalin e vogël, Roanin, në rrugët e kryeqytetit. /Telegrafi/