Telegrafi

Majk publikon këngën e re “Sytë mu kanë qorru”

Foto: Majk/YouTube

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Sytë mu kanë qorru” mban titullin kënga e tij e re, e cila sillet mes zhanreve të hip-hopit, baladës dhe ‘dubstep’.

Melodia dhe teksti janë realizuar nga vet Majk, gjersa për miksimin janë kujdesur producentët Bergin dhe Rzon.

Foto: Majk/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në kryeqytet dhe sjellin atmosferën e mbrëmjes së Prishtinës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale i është besuar produksionit të njohur kosovar, Entermedia.

Foto: Majk/YouTube

Majk është shumë aktiv në muzikë me prurje muzikore, teksa shquhet për një stil të veçantë të interpretimit – gjë e cila ka bërë që këngët e tij të kenë një unitet më vete.

“Sytë mu kanë qorru”, duket të jetë këngë tipike e stilit të Majkut, teksa mbetet të shihet nëse publiku do ta mirëpresë ashtu si projektet tjera muzikore të tij. /Telegrafi/