Telegrafi

Majk publikon fotografitë e sallave plot me publik: Po e bëj ëndrrën realitet

Foto: Majk/Instagram

Reperi i njohur Majk, është shumë aktiv në tregun muzikor shqiptar.

Përveç projekteve të reja, ai është prezent edhe në mbrëmje të shumta muzikore.

Në çdo vend që ai performon, duket se fansat e tij nuk mungojnë, dhe kjo e bën tej mase të lumtur reperin shqiptar.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Majk shfaq disa imazhe nga atmosfera që ka krijuar në disa prej koncerteve.

Në mbishkrimin e imazhit, ai shkruan se një pamje e tillë, është një ëndërr e shndërruar në realitet për të.

“Vec një djalë i ri që po e bën ëndrrën realitet”, ka shkruar Majk.

Përndryshe, këtë verë ai solli një bashkëpunim me Getoar Selimin, të titulluar “Paris Milano”, këngë e cila është pritur mirë nga fansat e dyshes. /Telegrafi/