Telegrafi

Majk publikon fotografi nga fëmijëria, edhe atëherë kishte një detaj që e lidhte me muzikën (Foto)

Reperi i njohur Majk është një ndër personazhet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Ai ka disa këngë të suksesshme, të cilat numërojnë miliona klikime në YouTube, gjersa nuk i mungon edhe një numër i madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Majk është aktiv thuajse çdo ditë në SnapChat dhe Instagram, ku ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, reperi është bërë nostalgjik duke publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka treguar se si dukej kur ishte shumë i vogël.

Kështu dukej Majk kur ishte shumë i vogël. Foto nga Instagram Story.

Në atë kohë, Majk dukej shumë më ndryshe me një stil krejt tjetër flokësh, gjersa dëshira e tij për t’u marrë me muzikë është vërejtuar që në atë kohë.

Kjo, pasi në fotografi reperi shfaqet duke mbajtur një kitarë në dorë, teksa improvizon kinse mund të luajë në të.

Sigurisht që në atë koha ëndrra e tij ka qenë vetëm të merret me muzikë, dhe ia ka arritur ta realizojë më së miri, duke u bërë sot një nga reperët më të kërkuar në skenën shqiptare. /Telegrafi/