Reperi i njohur Majk është një ndër reperët më të pëlqyer të estradës.
Ai është shumë aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ndërsa në çdo sezonë nuk mungojnë edhe projektet e reja nga ai.
Të ardhurat e mira nga muzika, i kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë të mirë dhe luksoze.
Përveç shpenzimeve të përditshme dhe ato në klip, Majk është shumë i dhënë edhe pas veshjeve të shtrenjta.
Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory disa imazhe, ku shfaq koleksionin e tij me syzet e shtrenjta të markës ‘Versace’.
Tutje, ai tregon edhe kostumin e tij të veshjeve nga kjo markë, me çka ka treguar se ‘Versace’ mbetet e preferuara e tij.
Në muajt në vazhim, ai pritet që të prezantojë për fansat edhe projektin e tij më të ri muzikor. /Telegrafi/