Site icon Telegrafi

Majk prezanton dy ‘të dashurat’ e tij (Foto)

Reperi i njohur Majk këtë verë ka qenë mjaft i angazhuar në muzikë.

Fillimisht me lansimin e projekteve të reja, ndërsa më pas ka vazhduar me koncerte të një pas njëshme.

Lexo po ashtu Majk shfaqet duke kërcyer në dasmë nën ritmet e "tallavasë" (Video)

Ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron me mijëra ndjekës.

Majk publikon shpesh imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi mjaft të çuditshme.

Ai shfaqet i ulur në kolltuk mes dy pikturave, në të cilat janë të pikturuara dy portrete femrash.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I çuditshëm është mbishkrimi që ai i ka lënë fotografisë, pasi i ka prezantuar pikturat në fjalë si dy të dashurat e tij.

“Vetëm unë dhe dy të dashurat e mia” (sic.), ka shkruar Majk përbri imazhit të publikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version