Telegrafi

Majk paralajmëron lansimin e këngës “Dynja”

Majk (Foto: Instagram/majkaveli)

Artistë të ndryshëm të estradës shqiptare kanë përdorur pandeminë coronavirus si një shtysë për të punuar më shumë në projektet muzikore.

Kjo ka rezultuar në publikimin e shumë projekteve, të cilat në pamundësi për t’u realizuar me klip, janë xhiruar në kushte shtëpie.

Njëri nga ta është edhe rep-artisti Majk, i cili ka paralajmëruar lansimin e këngës “Dynja” në mesin e kësaj krize globale.

Sipas tij, i gjithë ky projekt është ndërtuar nga motivi i pandemisë coronavirus, e që e ka realizuar këto ditë.

“I motivuar nga karantina, e kam bërë një këngë që do ta lansoj nesër për ju, ora 18:00”, ka shkruar Majk në përshkrimin e fotografisë.

Projekti i fundit nga reperi është lansuar para dy muajsh, me titull “Sytë mu kanë qorru” dhe ka rezultuar mjaft i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/