Telegrafi

Majk paralajmëron këngën “Viking”, publikohet të enjten

Artisti i mirënjohur shqiptar, Majk prej ditësh ka nisur paralajmërimin e këngës së re.

Në disa postime në llogarinë e tij në Instagram, ai ka njoftuar se është drejt realizmit të një kënge, ku ai shfaqet më ndryshe se në projektet e mëparshme.

Në skenat e videoklipit, Majk shihet i veshur si kalorës ndërsa qëndron mbi një kalë dhe mban shpata në duar.

Ndërkohë, së fundmi autori i “Dashni” ka zbuluar detaje të reja sa i përket lansimit të këngës që mban titullin “Viking”.

Lexo po ashtu Majk paralajmëron projektin e ri, shfaqet më ndryshe se asnjëherë më parë në klip

Sipër një imazhi të shkëputur nga xhirimet e videoklipit, Majk njoftoi se projekti publikohet të enjten, më 19 tetor.

“19 tetor, e enjte, ora 18:00”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e fotos.

Kujtojmë që ky projekt i tij vjen pas një bashkëpunimi të suksesshëm më DJ PM, DJ Dagz, Lumi B dhe Zaza “Sevdali”. /Telegrafi/