Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Majk, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Njoftimin për fansat e bëri përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
Përveç lajmit për këngën, Kastriot Rexha (emri i vërtetë i reperit) ka pyetur ndjekësit nëse duan që ky projekt i tij të jetë solo apo bashkëpunim.
“A jeni gati për një këngë të re, bashkëpunim, solo”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Të shumta ishin edhe reagimet e fansave që duket se mezi po presin për këngën e radhës të reperit shqiptar.
Ndërkaq kur jemi te projektet, vitin e kaluar ai solli një sërë prej tyre që u shndërruan në hite, përfshirë edhe bashkëpunimet me Ghetto Geasyn.
“Malena”, “Vamos” dhe bashkëpunimi me Capital T “HALA”, mbeten ndër më të pëlqyerat nga publiku. /Telegrafi/