Reperi i njohur, Majk ka paralajmëruar një projekt të radhës muzikor.
Fillimisht ai ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës ndërsa tani ai ka zbuluar detaje shtesë.
Projekti mban titullin “E pa shpirt” dhe së fundmi ai ka zbuluar se data e publikimit është nesër (e mërkurë).
Majk ndau edhe disa imazhe të shkëputura nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit ku ai shihet me një veshje shumëngjyrëshe.
“Njëra prej këngëve të mia më të preferuara”, ka shkruar artisti në njërin prej postimeve ku shihet me një kostum bardhë dhe zi.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur reperi kësaj radhe megjithatë padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij të shumtë.
Kujtojmë që kënga e fundit e Majk është kënga “Përgjithmonë” që solli në bashkëpunim Bardhi. /Telegrafi/