Artistë të shumtë shqiptarë së fundmi janë duke u ‘karantinuar’ në studiot e tyre duke punuar në projektet muzikore.
Jo vetëm në tregun shqiptar, edhe në atë ndërkombëtar janë duke u servuar këngë nga zhanret më të ndryshmet.
Derisa në vend po kryeson tema e pandemisë coronavirus, reperi Majk ka vendosur që t’ua kthejë mendjen ndjekësve të tij në disa tinguj që i përkasin stilit afrikan.
Janë disa sekuenca të këngës së tij më të re, e që ka vendosur t’i publikojë në rrjetin social Instagram. Duke mbajtur një kitarë në dorë, reperi këndon këngën e tij, e cila ka të bëjë kryesisht me dashuri e që kushtimisht ai po e kërkon.
Përpos kësaj videoje, Majk nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër sa i përket titullit të këngës apo ditën se kur do të lansohet ky projekt. /Telegrafi/