Telegrafi

Majk: Nuk e keni idenë çfarë këngë është incizuar

Majk (Foto: Majkaveli)

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Majk ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Në bazë të asaj që ka shkruar, reperi i BabaStars duket të jetë mjaft i kënaqur me këngën e re.

Mirëpo, ai nuk ka sqaruar nëse është fjala për ndonjë këngë solo, bashkëpunim apo edhe nëse është këngë e tij apo ndonjë anëtari tjetër të labelit të njohur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Majk

“Ju nuk e keni idenë më të vogël çfarë këngë është incizuar sonte”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e një fotografie nga studioja.

(Foto: InstaStory/Majkaveli)

“Pasha jetën” ishte dueti që Majk solli në muajin mars me Capital T dhe deri më tani është shikuar 28 milionë herë në YouTube.

Bashkëpunimi me Getoar Selimin, “Paris Milano”, i publikuar në fund të muajit qershor, ishte më i suksesshmi që ka arritur 31.5 milionë shikime në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Ndërsa një tjetër duet i suksesshëm, është ai me Yll Limanin, “Krejt t’i fala”, që është publikuar në shtator dhe deri më tani është shikuar 11.6 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/