Telegrafi

Majk: Nuk besoj se dikush duhet të dijë më shumë për jetën time personale (Video)

Në javën e parë të emisionit “Thumb” në ABC news, me gazetaret aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, një ndër personazhet e ftuar ka qenë edhe reperi Majk.

Për herë të parë, reperi është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me shtatzëninë e ish të dashurës së tij Majlinda Zeka. Ai ka bërë një reagim duke treguar se kjo gjë nuk i pëlqeu aspak.

“Nuk dua të flas për këtë pjesë se është shumë personale, janë disa gjëra që dua të mbeten vetëm për veten nuk dua t’i ndaj me publikun”.

Lexo po ashtu Revoltohet Majk: Asnjëherë nuk do të flas për jetën time private (Foto)

“Pavarësisht çfarë flasin mediat çdo ditë, gjërat që s’janë, gjëra që janë, asnjëherë s’kam dalë të flas vet për këtë pjesë. Përveçse jam ndarë me Majlindën, ka qenë e dashura ime dhe kaq. Dhe më shumë nuk besoj se duhet të dijë dikush se është jeta ime personale”, ka thënë ai.

Më tej ai theksoi se fansat interesohen për muzikën që bën ai dhe jo për jetën personale. /Telegrafi/