Site icon Telegrafi

Majk në lidhje me Kejdën, tatu artisten 18 vjeçare nga Shqipëria

Foto: Majk/Instagram

Hip hop ylli, Majk, duket se ka nisur një histori të re dashurie.

Reperi i Babastars vetëm kohë më parë u spekulua se është në lidhje me Melita Nushin, e për pak kohë ishte ndarë prej saj.

Në Shqipëri tashmë Majk është bërë subjekt i spekulimeve pasi po flitet një romancë të re të tij.

Sipas revistës Story, Majk është fotografuar në një nga lokalet e Tiranës i shoqëruar nga e dashura e re e tij.

Ajo quhet Kejda dhe është 18 vjeçare, e për mediat ajo është e njohur pasi është tatu artiste e rrallë në Shqipëri.

Majk ende nuk e ka konfirmuar këtë romancë të re të tij.

Aktualisht reperi është baba djalit, Roan, të cilin e ka nga lidhja me Majlinda Zekën. /Telegrafi/

Exit mobile version