Telegrafi

Majk i lodhur nga sjelljet e shqiptarëve, sygjeron përmirësime (Foto)

Reperi i njohur Majk ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Onat, këngën dhe klipin “Le t’xhelozojn”, i cili është pritur mirë nga fansat.

Së fundmi, ai ka udhëtuar drejt Berlinit, ku do të mbajë një koncert për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje.

Majk është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave nuk heziton të ndajë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory, Majk ka treguar se mahnitet sa herë që takon një të huaj për shkak të mirësjelljes së tij, teksa dëshiron që e njëjta gjë të ndodh edhe me shqiptarët.

Ai sygjeron është shumë më mirë që në vend të një fjale të pistë, të përdoren fjalët magjke: “Më fal”, “Të lutem” dhe “Faleminderit”.

Sipas tij këto sjellje e bëjnë dallimin mes vendit tonë dhe shumë vendeve të tjera në Evropë. /Telegrafi/