Telegrafi

Majk i kujdesshëm ndaj zërit, konsumon vezë për ta mbajtur sa më në formë (Foto)

Majk është një prej reperëve më të kërkuar dhe të ndjekur nga të rinjtë shqiptarë.

Këngët e tij gjithmonë shndërrohen në hite, ndërsa fansat që e ndjekin atë në rrjetet sociale janë të shumtë.

Majk preferon që shpesh herë të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga karriera ose përditshmëria e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, reperi ka publikuar një video në Instagram Story, ku shfaqet teksa rrahë një vezë për ta konsumuar më pas, në mënyrë që ta mbajë sa më në formë zërin.

Mesa duket Majk është ndër të paktën reperë që kujdeset për zërin e tij, pavarësisht se në të shumtën e rasteve këndon playback. /Telegrafi/

Majk konsumon vezë për të mbajtur sa më në formë zërin e tij. Foto nga InstaStory.