Telegrafi

Majk me këshilla për fansat

Majk (Foto: Instagram/majkaveli)

Kastriot Rexha, i njohur me emrin artistik Majk, është një prej yjeve më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Si autor i shumë hiteve, ai është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, ku kësaj radhe ka ardhur me disa këshilla për fansat e tij.

“Sillu me njerëzit qysh ti ke qejf ata të sillen me ty. Jep dashuri në vend të urrejtjes. Jep kompliment ose këshillë në vend të kritikës”.

Lexo po ashtu Publikon imazhe nga koncerti, Majk: Kam sakrifikuar në të kaluarën që të shijoj momente si këto

“Jep respekt nëse do ta fitosh respektin e të tjerëve. Zgjedhe modestinë para mendjemadhësisë e injorancës”.

“Arroganca, urrejtja, vetëbesimi i tepruar në 2020 janë qasje e gabuar që të çojnë drejt një fundi shumë të keq… Zgjedhe vet…”, ka shkruar Majk në një postim në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/majkaveli)