Telegrafi

Majk jep detaje rreth bashkëpunimit me Ledri Vulën: Do të jetë një prej hiteve të verës

Majk dhe Ledri Vula (Foto: Instagram/majkaveli/ledrivula)

Rep-artisti shqiptar, Kastriot Rexha, i njohur ndryshe si Majk, vazhdon të mbetet aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Edhe gjatë pandemisë coronavirus ai ka lansuar dy prej tyre me video tekst, e që morën miliona klikime në platformën YouTube.

Kohëve të fundit ai është përgatitur për të sjellë dy bashkëpunime, njërën me reperin Getoar Selimi e tjetrën me Ledri Vulën.

Për këtë të fundit ai kishte folur më shumë në një intervistë për Prive, ku ka treguar më shumë rreth projektit muzikor me Ledrin, me të cilin në të kaluarën kishin pasur edhe disa probleme.

“Ka qenë një dëshirë e dy anshme, e kahershme, dhe e kemi parë të arsyeshme ta bëjmë tani. E kam pasur një projekt timin, që një vit dhe e pashë të arsyeshme të ftoj atë”.

“Ka pranuar normalisht, e kemi bërë këngën, po presim ditëve tjera t’i bëjmë xhirimet e klipit dhe besoj që do të jetë një prej hiteve të verës”, është shprehur ai.

Ndërkaq, “Serenatë” vazhdon të jetë hiti i fundit, që u prit mirë nga adhuruesit e muzikës së tij.