Reperi i njohur, Majk, është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në vend.
Ai vazhdon të jetë i angazhuar me projekte të shumta muzikore dhe koncerte, ndërsa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Shpesh, ai ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa diçka të tillë e bëri edhe për 9 maji.
Në një datë si kjo, Kosova është në festim me rastin e asaj që njihet si Dita e Evropës.
E diskutuar shumë si një festë sipas së cilës shteti kosovar nuk duhet ta ketë pushim – duket se po të njëjtin mendim mbështet edhe reperi Majk.
Teksa po endej me veturën e tij në kryeqytet dhe rrugët ishin të zbrazuara, ai është habitur me këtë fluks të vogël të njerëzve.
“Thatë qyteti a është e diel sot a? A pe festojmë Ditën e Evropës, e hala sillemi me viza nëpër Evropë, Bravo”, kanë qenë fjalët e Majkut në InstaStory.
Ndërkohë, projekti i fundit muzikor që reperi solli për fansat e tij ishte kënga “Sa gjynah”, për të cilën bashkëpunoi me Butrint Imerin, dhe u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/