Telegrafi

Majk ironizon me botoksin: Si t’i besosh fjalës të dua që del nga buzët false

Majk (Foto: Instagram/majkaveli)

Majk është njëri nga yjet më të dëgjuar në estradën tonë, e në të njëjtin kohë shpesh edhe i komentuar nga faqet rozë.

Në mediat ka qenë e pranishme në masë të madhe edhe jeta private e reperit, duke u aluduar për shumë gjëra të cilat ndonjëherë ai edhe i ka pranuar.

Reperi është komentuar mjaft edhe nga romancat që kishte pasur, ndërsa me njërën nga marrëdhëniet e tij ka një djalë të quajtur Roan.

Postimi i Majk (Foto: Instagram)

Ndërkohë, nuk mungojnë komentet interesante të Kastriot Rexhës për gjininë e bukur. Në rrjetin social Instagram, Majk ka prekur po këtë gjini, duke ironizuar me fryrjen e buzëve që disa nga femrat kanë zgjedhur të bëjnë.

“E si mund t’i besosh fjalës të dua që del nga buzët false (botoks)”, ka shkruar reperi në një postim në këtë rrjet social. /Telegrafi/