Hip hop ylli, Majk, së fundmi sërish u gjend në kryetitujt e mediave – për jetën e tij private.
Tejet i angazhuar dhe një nga reperët më të kërkuar, Majk gjithnjë reprezenton atë yllin i cili kërkon vëmendjen e mediave.
Megjithatë, kësaj radhe ishte jeta private që u vë në vëmendje të medive.
Mediat shqiptare kanë shkruar për një marrëdhënie të tij të re me një modele të njohur shqiptare, ku dyshja u tha të jenë fotografuar duke dalë nga një ordinancë gjinekologjike.
Vet këngëtari ka refuzuar të shprehet për mediat, madje duke mbyllur telefonin e tij.
Por, ai është shfaqur së fundmi në rrjetin social Instagram, me atmosferë nga një prej koncerteve ët tij të fundit. Aty shihen mijëra adhurues duke u argëtuar me muzikën e këngëtarit, jashtë furisë mediatike dhe spekulimeve për të.
Majk po shijon suksesin pas hiteve të publikuara si “Stila” dhe “Tarantino”.
/Telegrafi/