Hip hop ylli i Babastars, Majk, ishte shënjestër e kritikave dhe medieve nga Shqipëria në orët e fundit, për një koncert në Sarandë që u tha se atij i dështoi.
Megjithatë, këto raportime u hodhën shpejt nga vet reperi, i cili reagoi ashpër në rrjetin social Instagram.
Pos postimit të imazheve ku shihet hapësira e stërmbushur e koncertit, Majk potencoi se atij nuk i ka dështuar asnjë koncert deri tash.
“Faleminderit Sarandë për atmosferën mbrëmë, prej fillimit deri në fund 1 orë program e dhamë maksimumin tonë për juve që na pritet në mënyrën më të mirë. Ndërsa, për ato portale kot që po thonë se koncerti im mbrëmë në Sarandë ka dështu, edhe kanë nxjerrë foto të klubit nga ora 5 e mëngjesit kur ka filluar të zbrazet, dua të ju them se më vjen keq për juve që qëndruar deri në ora 5 të mëngjesit për të shkrepur ato foto. Flasin vet videot, fotot e mia nëpër koncerte ku do që shkoj, nëse kam dështuar deri tash 1 herë diku, unë e lë muzikën”, ka shkruar reperi në postimin e tij.
Reperi kështu duket mjaft i sigurt në fjalët e tij dhe u është kundërpërgjigjur fuqishëm mediave nga Shqipëria që tentuan ta diskreditojnë. /Telegrafi/