Ai është në kulm ët karrierës së tij dhe po feston ditëlindjen e 27-të në maje të skenës.
Reperi i Babastars, Majk, po feston ditëlindjen e tij në mesin e miqve dhe familjare.
Onati është ai që ka bërë urim special për Majkun, teksa nuk mungojnë as urimet e shokëve tjerë.
Majku në këtë përvjetor është ‘single’ teksa ka një djalë, Roanin, nga romanca me Majlinda Zekën.
Ai vazhdon të jetë prej artistëve më të kërkuar të skenës, e është në menaxhim të Dekorim Sahitit, menaxherit të Babastars.
Ndryshe, Majk vazhdon të punojë në projektet e reja të tij.
Verën e kishte të zënë me koncerte gjithandej trojeve shqiptare, e këngë hite si “Katile”, “Stila” dhe “Tarantino”. /Telegrafi/